Sfida në emër të artistes së njohur

Sfida në emër të artistes së njohur

Kësaj radhe ‘challenge’ apo sfida e re quhet “Dolly Parton”, në emër të këngëtares dhe tekstshkrueses së njohur amerikane.

Kjo sfidë ka të bëjë me publikimin e katër fotografive të ndryshme të bëra kolazh, në mënyrë që secila prej tyre të paraqes rrjetin në të cilin u publikua: Facebook, Instagram, LinkedIn dhe Tinder.

Pra, ishte Parton ajo e cila e publikoi një fotografi kolazh të tillë, ndërsa mjaftuan pak orë dhe kjo të shndërrohet në sfidë interneti.

Tashmë ajo është provuar nga disa prej yjeve botërore, ndërsa e njëjta ka filluar edhe tek artistët shqiptarë./21Media