Përveç shijes, ato shërbejnë edhe si ilaç

Përveç shijes, ato shërbejnë edhe si ilaç

Rezultatet e një studimi të ri tregojnë që domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut, sipas së cilit kjo perime pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frytin”, tha autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit. Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre.

Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj./21Media