Don Phenom nesër promovon albumin

Don Phenom nesër promovon albumin

Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, ka paralajmëruar fansat e tij se nesër do të lansojë albumin “Kumara”, shkruan rtv21.tv

Reperi ka bërë të ditur se albumi do të ketë 13 këngë.

“Nesër del klipi “Viti 2018” plus një klip tjetër, plus albumi! Albumi “Kumara” nga Don Phenom me total 13 këngë dhe 2 videoklipe publikohet në Youtube dhe në të gjitha platformat digjitale online me 25 tetor”, ka shkruar reperi në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, “Nuk ki me kon” është projekti i fundit muzikor që Don Phenom e ka sjellë para disa ditëve në bashkëpunim me Erzën. Kënga numëron mbi 500 mijë klikime në Youtube./21Media