Don Phenom ka një lajm të mirë për fansat

Don Phenom ka një lajm të mirë për fansat

Reperi i njohur, Don Phenom pritet që shumë shpejt të vijë me album të ri, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron 62 mijë ndjekës.

“Albumi i ri po vjen…”, ka shkruar Don Phenom krahas fotografisë.

Ndryshe, “Andale” është projekti i fundit muzikor nga Don Phenom në bashkëpunim me Valza Zhegrovën dhe Mixey. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media