Marin Sterkaj njohur me emrin e skenës Don Phenom është një reper shkodran pjesë e grupit TBA

Marin Sterkaj njohur me emrin e skenës Don Phenom është një reper shkodran pjesë e grupit TBA

Si shumë pjesëtarë të grupit The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakta) ai jeton në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në New York.

Kënga e tij e fundit që u publikua sot titullohet “Twerkirate”, me tekst të shkruar vetë dhe muzikën nga Dren Kaleci. Këngën reperi shqiptar e ka shoqëruar edhe me videoklip, punuar nga OffJimmer, shkruan rtv21.tv.

Momentalisht Don Phenom është duke punuar në albumin e tij të ri, dhe së shpejti pritet edhe publikimi i këngës së tij në bashkëpunim me hip-hop artistin e famshëm kosovar Unikkatil-in./21Media