Donacion nga Gjermania për personat me nevoja të veçanta

Vlera e donacionit është 25 mijë euro

Si rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “Hendifer” në Ferizaj, personat me nevoja të veçanta në Ferizaj arritën të përfitojnë donacion në pajisje e teknikë nga Gjermania në vlerë 25 mijë euro.

122 karroca për invalidë, 12 biçikleta për invalidë dhe 6 shtretër donacion nga “Selaam” përmes Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “Hendifer” do të shpërndahen te qytetarët në nevojë në komunën e Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast, përveç asistencës së ofruar në transportin dhe procedurat tjera të pranimit të donacionit, ka siguruar edhe depon ku janë të vendosura këto pajisje.

Drejtuesit e “Hendifer” thanë se kjo ndihmë është më se e nevojshme për qindra qytetarë me nevoja të veçanta dhe se do të zgjidhë shumë kërkesa të komunitetit.

Back to top button