Pas tragjedisë ajrore në Rusi

Pas tragjedisë ajrore në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, për ofertën që Uashingtoni të ndihmoi në hetimet për fatkeqësinë ajrore, e cila ndodhi në rajonin e Moskës, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.

Ai shtoi se Putin ka falënderuar Trumpin për ngushëllimet, si dhe për ofertën që të ndihmoi hetimet. Peskov tha se Putin me këtë rast ka njoftuar Trumpin edhe për hapat që po ndërmerr Komiteti Ndërshtetëror për Aviacion.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se biseda mes dy presidentëve ka qenë konstruktive dhe se është përmendur edhe çështja e Koresë së Veriut.

Aeroplani i kompanisë Saratov Erllajnz u rrëzua më 11 shkurt, vetëm disa minuta pasi filloi fluturimin nga aeroporti Domededovo në Moskë. Me këtë rast vdiqën 65 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit./21Media