Donald Tuks ishte sot në Shkup

Donald Tuks ishte sot në Shkup

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk tha sot në Shkup, se Maqedonia e Veriut e meriton datën për nisjen e negociatave me BE-në.

Ai nga Shkupi porosoti liderët e 27 vendeve anëtarëve të BE-së që t’i kryejnë detyrat e tyre, sikur që Maqedonia e Veriut iu doli zot perëndimit, raporton TV21.

Në paraqitjen e tij para medieve në Shkup, Tusk shtoi se Maqedonia e Veriut në 24 muajt e fundit ka kryer të gjitha obligimet që ia kërkuan vendet e bllokut evropian, dhe se në tetor autoriteteve në Shkup, u duhet dhënë “datën”.

Liderët e 27 vendeve evropiane, pritet të marrin këtë vendim më 17 tetor, në takimin e radhës të Këshillit të Ministrave të BE-së./21Media