Voglushi 4 vjeçar tani ka nevojë më shumë se kurrë për të gjithë ne

Voglushi 4 vjeçar tani ka nevojë më shumë se kurrë për të gjithë ne

Donart Ahmeti, 4 vjeçar nga Shupkovci i Mitrovicës është diagnostikuar me sëmundjen e Polyendocrinopathy që përballet me dhimbje dhe fryerje barku, mos ecje, lodhje. Kjo sëmundje atakon organet e brendshme të njeriut.

Shërimi i vogëlushit kushton 95 mijë euro, e kjo për familjen është e papërballueshme.

Që familja Ahmeti ta ketë ende djalin e tyre pranë vetës ata po kërkojnë ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë për shërimin e djalit të tyre.

Ministria e Shëndetësisë kohë më parë ka ndarë një shumë prej 30 mijë euro të cilat  i kanë shpenzuar për 3 javë sa është trajuar në spitalin Memorial në Turqi. “Në momentin që është harxhuar shuma e marrë nga ministria djalin ma kanë qit prej spitali “ u shpreh babai i vogëlushit, Fidani për portalin rtv21.tv.

Ndërsa, deri tani familja ka mbledhur gjithsej 63 mijë euro nga njerëzit vullnetmirë. Tani ata kanë nevojë edhe për 32 mijë euro.

Ndihmën financiare mund ta dhuroni duke u lajmëruar në numri i familjes së Donartit që është : +38349664758.

Gjithashtu mund të ndihmoni duke dhuruar para në llogarinë bankare:

Fidan Ahmeti

Banka Ekonomike

Acc.no 1405000055834634