Donat Qosja gati për filmin e ri

Donat Qosja gati për filmin e ri

Njëri ndër aktorët më të pëlqyer shqiptar, Donat Qosja, qysh me paraqitjen e parë rrëmbeu dashurinë e fansave. Përveç roleve të tij në seriale të shumta, aktorin e mirënjohur e keni parë edhe në shumë filma e shfaqje, të cilat ai i luajti me shumë përkushtim e dashuri.

Të njejtin përkushtim e ka edhe për filmin e ri, ku ai do të jetë protagonist. Qosja shfaqet me flokë të gjata e me mjekër, duket krejtësisht ndryshe, transmeton rtv21.tv

Donat Qosja i përket gjeneratës së brezit të aktorëve të cilët janë të lindur për seriale satiriko-komike. Fillimisht ishte angazhuar në teatër, pastaj në projekte vizive e po ashtu edhe ka qenë pjesë e serialeve satiriko-komike. Ai njihet edhe në rolin e Mirit te “Zyra për Gjithçka”, e në shumë role tjera. Po ashtu ka marrë pjesë edhe në shumë filma si “Kukumi”, ku kishte rolin e Hasanit, me të cilin ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Pastaj te filmi “Tri dritare dhe një varje” që trajton temën e pasojave të dhunimeve gjatë luftës./21Media