Donin të fusnin drogë në burg, arrestohen

2 persona kanë përfunduar në pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët gjatë vizitës që po i bënin një të burgosuri dje në burgun e Dubravës, kanë tentuar të fusin në burg një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9.1 gramë.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve, po ashtu është gjetur edhe një sasi tjetër narkotike me peshë 1.1 gramë. Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar nga njësitë policore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button