Donjeta ka garuar në kategorinë -60 kg

Donjeta ka garuar në kategorinë -60 kg

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ishte e pafat në debutimin e saj në kampionatin evropian të senioreve, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Sadiku, pavarësisht luftës së ashpër të zhvilluar, u mposht nga Aneta Rygielska e Polonisë, me vendim të gjyqtarëve.

Donjeta garoi në kategorinë -60 kg.

Kampionati evropian vlen edhe për të fituar pikë kualifikuese për normën olimpike Tokyo 2020.