Donjeta do të garojë në kategorinë -60 kg

Donjeta do të garojë në kategorinë -60 kg

Donjeta Sadiku do të përfaqësojë Kosovën në kampionatin evropian të boksit, konkurrenca e femrave, i cili prej sot deri më 13 qershor, mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Boksierja më e suksesshme në Kosovë do të garojë në kategorinë -60 kg. Sadiku prej disa ditësh është përgatitur në Sofie bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi.

Kampionati evropian vlen edhe për të fituar pikë kualifikuese për normën olimpike Tokyo 2020.