Të shtunën ndeshja Inter-Milan

Të shtunën ndeshja Inter-Milan

Portieri i Milanit, Gigi Donnarumma, ka thënë se janë gati për të bërë më të mirën kundër Interit.

Ai ka thënë se kanë grup të mirë dhe do të bëjnë më të mirën në krye ndeshjen e javës.

Kemi grup të bukur. Me trajnerin e ri kemi disa probleme në fillim, por jemi duke punuar mirë. Kemi fituar dy nga tri ndeshjet e fundit, nuk kemi luajtur mirë, por fitoret janë duke na kthyer në vendin e duhur. Ky derbi na jep energji dhe emocion. Samir është portier i mirë, më pëlqen si e sulmon topin dhe ia dimë të gjitha kualitetet”, deklaroi Donnarumma.

Milani ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit nën urdhrat e trajnerit, Marco Giampaolo.

Interi do të ndeshet me Milanin këtë të shtunë në ora 20:45.