Kontrata e Donnarummas skadon në vitin 2021

Kontrata e Donnarummas skadon në vitin 2021

Gianluigi Donnarumma refuzoi të rinovoj kontratën me AC Milan. Kontrata aktuale e italianit skadon në vitin 2021, por ‘kuqezinjtë’ duan ta rinovojnë atë.

Sipas Marca-s, oferta e Milanit ishte për një kontratë afatgjate, me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, megjithatë oferta është refuzuar nga agjenti i portieri, Mino Raiola.

20 vjeçari ishte afër largimit në vitin 2017 kur bisedimet e kontratave u ndërprenë, por në fund vendosi të qëndrojë te klubi Italian.

Manchester United, Arsenali dhe Paris Saint-Germain kanë qenë të interesuar për shërbimin e portierit./21Media