Dorëzohen listat e partive për deputetë

Subjektet politike dorëzuan listat në KQZ

Në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) u dorëzuan listat e partive politike dhe koalicioneve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë në objektin e KQZ-së për të dorëzuar listat për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme, raporton rtv21.tv.

Dardan Molliqaj në radhët e VV-së tha se edhe ai është pjesë e listës si dhe shumë figura tjera të njohura.

Në këto momente edhe koalicioni i madh PDK-AAK-Nisma për Kosovën në objektin e KQZ-së ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë./21Media

Back to top button