Dorëzohet raporti vjetor i ATK-së

Hera e parë që raporti vjetor dorëzohet formalisht në Ministrinë e Financave 

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i dorëzoi ministrit të Financave, Avdullah Hoti, Raportin e Punës për vitin 2016.
Me këtë rast Imeri tha se është i kënaqur që po dorëzon raportin vjetor të punës për vitin 2016, brenda afatit ligjor ashtu siç është e përcaktuar me ligj.

“Krahas qëllimit kryesor në vjeljen e të hyrave, ATK zhvillon aktivitete të shumta të bazuara në Planin Strategjik 2015-2020, si dhe planet tjera vjetore e periodike duke ofruar shërbime më të mira për tatimpaguesit, ngritje të profesionalizimit e transparencës, perceptim më të mirë mbi integritetin dhe ndershmërinë drejt ngritjes vullnetare në pagesën e tatimeve”, tha Imeri.

Ndërsa, Hoti gjatë pranimit të raportit tha se kjo është hera e parë, që raporti vjetor dorëzohet në Ministrinë e Financave formalisht, ashtu siç e thotë edhe ligji./21Media

Back to top button