Tani me fanellën e kuqe

Tani me fanellën e kuqe

Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua te Bylis, Dorian Kërçiku ndryshoi mendje dhe nënshkroi te një tjetër skuadër e Superligës shqiptare.

26-vjeçari ka nënshkruar për 1 sezon me opsion për një tjetër me Partizanin.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi i “demave të kuq” që ka kryer kështu goditjen e parë në merkaton e janarit.

Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për këtë sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm. 26 vjeçari ishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana“, njoftoi klubi kryeqytetas.

Kërçiku ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën tjetër të kryeqytetit, Tiranën në fundin e vitit të shkuar, për ta vijuar karrierën sërish në kryeqytet, por tani me fanellën e kuqe.