Kanë filluar hetimet për shpërthimet e mbrëmshme në Dortmund

Kanë filluar hetimet për shpërthimet e mbrëmshme në Dortmund

Policia gjermane ka deklaruar se ka filluar hetime në të gjitha drejtimet pas tri shpërthimeve që ndodhën afër vendit ku gjendej ekipi i futbollit Borussia Dortmund në të cilin një futbollist është lënduar.

Zëdhënësja e Policisë Nina Fogt për televizionin ZDF ka thënë se hetimet mund të fillojnë në të gjitha drejtimet.

Mbrëmë, një bombë ka shpërthyer në autobusin e klubit gjerman Borussia Dortmund. Shpërthimi ka ndodhur në parkingun e hotelit dhe një futbollist që lokalët thonë të jetë mbrojtësi Marc Bartra është dërguar në spital, shkruan rtv21.tv.

Klubi në një postim në Twitter konfirmuan se askush brenda dhe jashtë stadiumit Signal Iduna Park nuk është në rrezik.

Ndeshja kundër Monacos që do të duhej të zhvillohej në orën 20:45 është shtyr për ditën e nesërme./21Media