Golat për Dortmund-in i shënuan Axel Witsel dhe Achraf Hakimi

Golat për Dortmund-in i shënuan Axel Witsel dhe Achraf Hakimi

Dortmund dhe SC Freiburg ndanë nga një pikë, teksa barazuan me rezultat 2:2, në javën e shtatë të Bundesligës.

Dortmundi vazhdoi me formën e dobët edhe pse doli dy herë në epërsi, nuk arriti ta mbrojë deri në fund. Golat për Dortmund-in i shënuan Axel Witsel (20’) dhe Achraf Hakimi (67’), ndërsa për Freiburg-in Luca Waldschmidt shënoi golin e parë, e për ti mohuar tri pikë BVB-së, Akanji shënoi autogol.

Ky është barazimi i tretë radhazi për BVB-në, e cila tani gjendet në vendin e shtatë. Ndërsa Freiburg gjendet në vendin e tretë  me katërmbëdhjetë pikë.

Hoffenheim befasoi Bayernin duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Hoffenheim doli në epërsi në minutën e 54-të, me golin e Adamyan, por në minutën e 73-të Lewandowski barazoi shifrat. Megjithatë Hoffenheim arriti t’i marrë tri pikë pasi Adamyan shënoi golin e dytë personal në ndeshje.

Kjo është fitorja e dytë e Hoffenheim këtë sezon dhe humbja e parë për Bayernin. /21Media