Klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta shesë talentin e skuadrës

Loading...

Klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta shesë talentin e skuadrës

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, është kthyer në një ndër objektivat kryesor për shumë skuadra elitare, me në krye Manchester Untiedin. Talenti anglez është vetëm 18 vjeç dhe cilësohet si një prej lojtarëve më premtues në Bundesligë.

Për të ardhmen e lojtarit ka folur së fundmi drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, i cili bëri të qartë se Sancho do të vazhdojë të mbetet pjesë e Borussias të paktën edhe sezonin tjetër.

“Sancho do të jetë pjesë e Dortmundit edhe sezonin tjetër. Ne presim shumë nga ai në të ardhmen. S’na ka shkuar në mendje t’i vendosim një çmim e tij, por mund të them se edhe nëse na kontaktojnë klubet më të mëdha në botë”, deklaroi Zorc.

Sancho u transferua te Dortmundi në verën e 2017-ës për 8 milionë euro nga Manchester City. Kontrata e 18-vjeçarit me klubin gjerman mbaron në vitin 2022.