BE do të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

BE do të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Agjencia Informative Mediatike AIM (MIA) e publikon draft konkluzionin e fundit të Këshillit të BE-së i cili duhet të miratohet nesër: BE-ja vendos të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Teksti i konkluzioneve, të cilat mund të pësojnë ndryshime të vogla pas takimit të ministrave që do të mbahet nesër, qëndron “pasi e shqyrtoi raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut nga 2 marsi i vitit 2020, Këshilli e përshëndeti atë që vendi tregoi vendosmëri në progresin e agjendës së BE-së dhe reflektoi rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme”.

“Duke pasur parasysh progresin e realizuar dhe përmbushjen e kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Këshilli vendos që të hapë negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në tekst.

Vendimi duhet të konfirmohet politikisht në Këshillin Evropian të enjten.

Draft konkluzion parasheh Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet “sa më shpejtë që është e mundur”, pa datë konkrete për momentin.

Këshilli shënoi se Komisioni Evropian do ta fillojë menjëherë punën përgatitore, që nënkupton vendosjen në kornizën e negociatave.

Shqipëria, nga ana e saj, ka konkluzion të ngjashëm, por me disa kushte më shumë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare. 

Ministrat nesër sipas gjitha gjasave do të mbajnë video konferencë për shkak të pandemisë së Kovid-19, proceduralisht kjo mund ta ngadalësojë sjelljen përfundimtare të vendimit./Tv21