Drake flet për lidhjen e tij me yllin e muzikës

Drake flet për lidhjen e tij me yllin e muzikës

Reperi i famshëm Drake ka publikuar në faqen e tij në Youtube videon “Rap Radar”, ku ka folur për 2 orë e 20 minuta për shumë tema nga jeta e tij.

Drake nuk ka lënë pa përmendur edhe lidhjen e dikurshme me Rihanna-n, për të cilën reperi ka treguar se ka pasur gjithmonë ndjenja.

Artistët thuhet se u ndanë për shkak të disa mosmarrëveshjeve, përfshirë të kaluarën abuzive të mëparshme të Chris Brown me Rihanna-n, por Drake tani po i lë të gjitha pas.

Unë mendoj se ne të dy u rritëm deri në atë pikë saqë ai person që ishte në mesin tonë nuk është më një pjesë e njërës prej jetës sonë aktualisht dhe unë kam dashurinë dhe respektin maksimal për të. Unë mendoj për të si familje më shumë se gjithçka”, tha reperi.

Për më tepër, Drake pranoi se ende vazhdon të mendojë për ish- të dashurën dhe i uroi asaj më të mirat.

Kujtojmë se kënga e fundit “War” është pëlqyer shumë nga adhuruesit e Drake, videoklipi i këngës ka arritur të klikohet mbi 11 milionë herë në kanalin YouTube, qe 5 ditë që nga publikimi./21Media