Kjo fletore daton prej vitit 2000

Kjo fletore daton prej vitit 2000

Reperi i famshëm Drake njihet për sukseset e njëpasnjëshme në muzikë.

Për vite të tëra ai vazhdimisht sjell projekete të reja për fansat e tij. Është raportuar se një fletore e tij me tekste muzikore para disa muajve ka dal në ankand.

Kurse, siç  shkruan TMZ tani është zbuluar edhe një fletore tjetër me tekste që kanadezi i kishte shkruar gjatë shkollës së mesme, dhe ka një çmim prej 35 mijë dollarë.

Fletorja daton prej vitit 2000, që i bie se atëherë reperi ishte në moshë 14-15 vjeçare.

Në kopertinën e fletores autori i hitit ‘Hotline Bling’ kishte shënuar ‘Mrekullia e re’,  gjë që del të jetë e vërtetë pas 19 viteve, Drake është njëri prej artistëve më të pëlqyer në botë.

Kujotjmë se , reperi Drake ka thyer rekordin për numrin e çmimeve të marra në Billboard Music Awards. Ai rrëmbeu gjithsej 12 trofe në këtë event të rëndësishëm të indusrisë së muzikë. Kjo do të thotë se reperi ka një total prej  27 Billboard Awards në emrin e tij./21Media