Drake flet për Rihanna-n dhe bashkëpunimin me Chris

Drake flet për Rihanna-n dhe bashkëpunimin me Chris

Pas ndarjes nga Chris Brown, Rihanna filloi një romancë me Drake, e cila pati disa ndarje dhe ribashkime.

Drake ka folur publikisht për lidhjen e tij me Rihanna-n dhe se si kjo ndikoi në miqësinë dhe bashkëpunimin me Chris.

Reperi i njohur e ka quajtur një budallallëk “ftohjen” me Chris duke marrë parasysh faktin se ata po kufizonin mundësitë e tyre të bashkëpunimit për shkak të Rihanna-s.

Unë mendoj se ne kemi qenë gjithmonë në një lloj detyrimi. Unë mendoj se gjithmonë ka pasur pakënaqësi nga të dy palët. E dini, në fund të ditës, kur bëni një hap larg tij, fillon të ndjehesh pa kuptim sepse ka të bëjë me një çështje vajze”, u shpreh Drake.

Tutje reperi tha se dëshironte të sigurohej që Rihanna të ishte në rregull me bashkëpunimin e tij me Chris, sepse ai nuk donte që ajo të ndjehej e parespektuar në asnjë mënyrë.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët janë shprehur se reperi vazhdon të ndjejë për Rihanna-n, ndonëse ajo është në një tjetër lidhje.

Ndryshe, videoklipi i këngës “No Guidance” i Drake dhe Chris ka arritur të klikohet mbi 131 milionë herë në YouTube./21Media