Drama “Muslimani”, Petrovci e Nikçi u nderuan me çmime në Maqedoninë e Veriut

Drama e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Muslimani” nga profesori Enver Petrovci në cilësinë e autorit, regjisorit dhe aktorit kryesor së bashku me aktore Vlora Nikçin, u nderuan me tri çmime në festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, Dibër, edicioni i XXI.
Drama “Muslimani” e fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë, Enver Petrovci e fitoi çmimin, aktori më i mirë protagonist, ndërsa çmimin e aktores më të mirë protagoniste e fitoi aktorja Vlora Nikçi.
“Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, nga 21 marsi ka filluar të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje, prezanton se si ndër shqiptar është e ndaluar martesa e bashkëkombasve të feve të ndryshme dhe si ky koncept ndryshon kur protagonisti kryesor dashurohet./21Media

Back to top button