Skocia dhe Anglia kanë luajtur baras 2:2 në kuadër të grupit F kualifikues për eliminatoret e botërorit “Russia 2018”, në një ndeshje dramatike në stadiumin “Hampden Park”

Skocia dhe Anglia kanë luajtur baras 2:2 në kuadër të grupit F kualifikues për eliminatoret e botërorit “Russia 2018”, në një ndeshje dramatike në stadiumin “Hampden Park”

Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, ishin 45 minuat e dytë ata që sollën futboll interesant dhe me plot kthesa.

Ishin mysafirët ata që erdhën të parët në epërsi me golin e Chamberlain në minutën 70. Futbollistët vendës pas golit të pësuar krijuan disa raste për të barazuar, gjë të cilën e arritën në minutën 87 përmes Griffiths. I njëjti futbollist tre minuta më vonë shënoi për 2:1 për Skocinë dhe dukej se vendësit ishin para një fitoreje të madhe, por anglezët nuk lejuan befasi dhe përmes Kane në minutat shtesë të takimit barazuan për 2:2.

Anglia është e para në grup me 14 pikë, derisa Skocia renditet e katërta me tetë pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Në ndeshjen tjetër të grupit F, Sllovenia ishte shumë më e mirë se sa Malta dhe shënoi fitore me rezultat 2:0, me golat e Iliçiq në minutën 45 dhe Novakoviq ‘84. Pas kësaj fitoreje, Sllovenia renditet e dyta në grup me 11 pikë, derisa Malta është e fundit pa asnjë pikë.

Azerbajxhani në grupin C si vendës pësoi humbje nga Irlanda e Veriut me rezultat 1:0. Golin e vetëm për mysafirët, që i siguroi tri pikë të mëdha, e shënoi Dallas në minutën e fundit të takimit. Pas kësaj fitoreje Irlanda e Veriut është e dyta në tabelë me 13 pikë, derisa Azerbajxhani mbetet në vendin e katërt me shtatë pikë. Sonte në këtë grup luajnë lideri i grupit Gjermania me San Marinon.

Danimarka në grupin E si mysafir ka shënuar sonte fitore kundër Kazakistanit me rezultat 3:1. Golat për danezët i shënuan Jorgensen në minutën 27, Eriksen ‘51 nga penalltia dhe Dolberg ’81, ndërsa për kombëtaren vendëse golin e vetëm e shënoi Kuat në minutën 76.

Danimarka është e dyta në grup me dhjetë pikë, derisa Kazakistani është i fundit me dy pikë. Lideri i grupit Polonia sonte luan si vendës kundër Rumanisë, e cila renditet e katërta në grup me gjashtë pikë