''Azrës” do i vdes personi më i afërt

”Azrës” do i vdes personi më i afërt

Aktualisht në RTV 21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Kurse, në Turqi të dielën ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali, shkruan rtv21,tv

Në sezonin e dytë jeta e personazheve do marrë kahje tjetër, ata do perballen me ndarje e vuajtje gjatë tërë kohës.

Shumë intriga do të thuren e do të hyjnë personazhe të reja gjatë këtij sezoni, i cili do të jetë mjaft emocionues dhe me shumë sfida të reja për personazhet kryesore.

Në vazhdim të serialit ajo e cila do të përballet me humbjen më të madhe është ”Azra” pasi që asaj do t’i vdes personi me i afërt vëllai, të cilin e njihni të gjithë me emrin ”Merti”, shkruan rtv21.tv

”Merti” e humb jetën në një aksident, në të cilin përfshihet bashkë me ”Xhenkun” dhe ”Melisin”. Pas gjithë këtyre vuajtjeve ”Azra” do hyjë edhe në burg pasi që ajo do e plagos ”Sumrun”.

Seriali për shikuesit kosovar transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00. në RTV 21. /21Media