"Ne u përpoqëm ta arrestonim ose ta dorëzonim, por ai e refuzoi dhe e vramë atë"

“Ne u përpoqëm ta arrestonim ose ta dorëzonim, por ai e refuzoi dhe e vramë atë”

Anëtarët e forcave speciale të Bangladeshit kanë vrarë një njeri që dyshohet se u përpoq të rrëmbente aeroplanin e kompanisë ajrore Birman Bangladesh Airlines nga Dhaka në Dubai, duke bërë që piloti të bënte një ulje të detyruar në Chitagong, thanë zyrtarët.

Rrëmbyesi i tha pilotit se kishte probleme personale me gruan e tij dhe se donte të fliste me kryeministrin e Bangladeshit, Sheikh Hasina, raporton Reuters.

“Ne u përpoqëm ta arrestonim ose ta dorëzonim, por ai e refuzoi dhe e vramë atë,” tha gjenerali Motyur Rahman.

Para hyrjes së policisë speciale në aeroplan, të gjithë 142 udhëtarët dhe shumica e anëtarëve të ekuipazhit dolën në mënyrë të sigurt nga aeroplani.

Sulmuesi mbajti vetëm një anëtar të ekuipazhit si peng. Identiteti i tij ende nuk dihet.