Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Me një thikë kuzhine, një 43-vjeçar goditi gruan e tij dhe partnerin e saj të ri të në stacionin e trenit në Iserlohn të Gjermanisë. Ndërkohë foshnja dy muajshe e gruas nuk është lënduar.

Autori i dyshuar u arrestua të dielën për vrasje të dyfishtë. Ai thuhet se ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare dhe shoqëruesin e saj 23-vjeçar, transmeton rtv21.tv.

Raportohet se e gjitha kjo ndodhi pas një mosmarrëveshje, megjithatë situata ende mbetet e paqartë, njoftoi policia në Märkischer Kreis.

Mediat gjermane raportojnë se 43-vjeçari dhe viktima femër janë nga Kosova, ndërsa viktima mashkull ishte nga Afganistani.

Foshnja 2 muajsh ishte lënë në gjumë në makinë kur ndodhi krimi dhe dëshmitarët e morën dhe e dërguan në spital. “Nga hetimet e para, djali afgan ka mundësi të jetë i ati”, tha një zëdhënës i policisë të dielën./21Media