Deri të premten AUVK duhet të përgatis raport për cilësinë e vezëve të peshkut

Deri të premten AUVK duhet të përgatis raport për cilësinë e vezëve të peshkut

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ditë më parë kishte vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, ministri i Tregtisë, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, sot pas një takimi u dakorduan që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit nga Maqedonia e Veriut, me analiza shtesë nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova./21Media