“Drejtësia 23”, plani i LDK-së për katër vitet e ardhshme
28 Shtator 2019
Çka parasheh LDK-ja për sistemin e drejtësisë?
Çka parasheh LDK-ja për sistemin e drejtësisë?
Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, në “DebatPernime” shpalosi programin e saj qeverisës. Sipas Osmanit, LDK-ja e ka hartuar planin e saj për drejtësinë që quhet “drejtësia 23”, që është plan strategjik për katër vitet e ardhshme, që parasheh veprime konkrete dhe radikale, që do ta kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Sipas Osmanit, LDK-ja po synon që përmes vetingut të përgjithshëm ta rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Po ashtu, është paraparë veting çdo vit.
Osmani thotë se qëllimi është dekriminalizimi i sistemit gjyqësor./21Media