"Ngjyrimi politik i rastit, situatë e papranueshme"

“Ngjyrimi politik i rastit, situatë e papranueshme”

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës përmes një komunikate për media, njofton se në Kosovë ka vetëm 3 ose 4 operatorë që furnizojnë institucionet shëndetësore me gaze medicinal

“Pas interesimit të madh të gazetarëve, në lidhje me furnizimin e QKUK dhe institucioneve tjera vartëse të SHSKUK-së, me gazra medicinale, drejtori Përgjithshëm, dr. Curr Gjocaj, mes tjerash ka theksuar se në Kosovë ka vetëm 3 apo 4 operatorë që furnizojnë institucionet shëndetësore me gaz medicinal , përfshirë ato publike dhe private.”, thuhet në njoftim

Po ashtu bëhet e ditur se edhe qendrat e mjekësisë familjare në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës furnizohen me gaz medicinal nga po këta operatorë.

“Tendenca e disa medieve për të dhënë ngjyrime politike kësaj situate është e pa pranueshme.

Jemi në pritje të rezultateve nga organet kompetent, përfshirë edhe analizat e gazit.”, thuhet në komunikatë.