Kadetët e kësaj gjenerate drejtori Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit

Kadetët e kësaj gjenerate drejtori Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit

​Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi realizoi një vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).

Gjatë kësaj vizite ata u pritën në takim nga drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, me të cilin diskutuan çështje të ndryshme me interes të ndërsjellët, si dhe për trajnimin, të cilin po e ndjekin gjenerata e 54-të e kadetëve të rinj.

Sipas një komunikate të Policisë, kadetët e kësaj gjenerate drejtori Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit, si dhe iu drejtua atyre me një fjalë rasti, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre, të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.

“Synimi i institucioneve mbetet implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i  lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.