Thaçi: USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira

Thaçi: USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me medalje presidenciale drejtorin e USAID-it James Hope. Presidenti tha me këtë rast se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e njeh USAID se të gjithë kanë marrë ndihmë në një formë apo në një tjetër.

“USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira dhe ka ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës. USAID ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës. Në këto katër vite fal përkushtimit të tij Kosova ka arritur sukses në të gjitha fushat, prandaj në përkushtimin e tij për zhvillimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit e fusha të tjera po e dekoroj me medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë presidenti.

Drejtori i USAID, James Hope ka thënë se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar për medaljen. Ai njoftoi se pas dy ditësh e përfundon mandatin në Kosovë.

“Iu falënderoj për partneritetin që patët besim tek ne. Ka qenë një përparim i dukshëm. USAID do të mbështes Kosovën drejt rrugës drejt BE-së dhe jam optimist për një të ardhme më të mirë evropiane”, ka thënë Hope.