Drejtori i një televizioni iranian vritet në Stamboll

Themeluesi dhe kryetari i kompanisë Gem TV të gjuhës persishte është vrarë në Stamboll

Saeed Karimian, 45 vjeç, u qëllua për vdekje në lagjen Maslak, së bashku me partnerin e tij të biznesit nga Kuvajti.

Mjeti i përdorur në vrasjen u gjet i djegur, derisa  policia turke po heton rastin.

Karimian ishte gjykuar më parë në mungesë nga një gjykatë e Teheranit dhe u dënua me gjashtë vjet burg për përhapjen e propagandës kundër Iranit.

Ai vdiq menjëherë pasi persona të armatosur – të cilët thuhet se ishin të maskuar, hapën zjarr në automjet të shtunën në mbrëmje, ndërsa partneri i tij i biznesit vdiq më vonë në spital, shkruan BBC.

Gem TV, i cili sjell shfaqjet e huaja dhe perëndimore në persisht dhe i transmeton ato në Iran, është kritikuar nga Irani  për  transmetimin e programeve që janë kundër vlerave islamike dhe është akuzuar për përhapjen e kulturës perëndimore

Back to top button