Komuna bën thirrje për zbardhjen e rastit

Komuna bën thirrje për zbardhjen e rastit

Është djegur prona private e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Drenas, Tafil Halilaj.

Komuna e Drenasit duke shprehur solidaritet me Halilajn kanë ftuar organet e rendit të gjejnë shkaqet dhe të ndriqojnë rrethanat e rastit. Megjithatë Komuna ka dyshimet e veta lidhur me djegien e pronës.

“Veprimet e Drejtorit të Arsimit, Tafil Halilaj, lidhur me paralelet e ndara, kanë qenë dhe janë në pajtim me ligjin, në pajtim me të gjitha ligjet për arsim, pa asnjë ndikim apo tendencë jashtë interesit arsimor.Opozitarizmi politik nuk guxon të prek arsimin as edukimin, ato janë fusha tejet të ndjeshme dhe çdo tendencë e përzierjes së politikës në arsim, është tejet e dëmshme dhe me pasoja të mëdha. Mos lejimi i nxënësve të vijojnë mësimin nga disa prindër edhe pse me transportin e organizuar nga komuna, por edhe kërcënimet e personave kundër z. Halilaj, kanë tejkaluar sferën e arsimit, dhe janë shndërruar në çështje politike. Kjo është e palejueshme.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Ndryshe sot Kryetari i Komunës, Ramiz LLadrovci lidhur me çështjen e mbylljes së paralaeve të shkollës “Shotë Galica” në Abri ka zhvilluar takim me prindërit e nxënseve të lagjes Kuliqi për tu bërë thirrje atyre që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën amë pasi që çdo vonesë në shenjë revolte do të shkonte në dëm të fëmijëve./21Media