Terzic: Nuk e prisja nga Mali i Zi, me të cilët jemi rritur

Terzic: Nuk e prisja nga Mali i Zi, me të cilët jemi rritur

Drejtorit të përgjithshëm të Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, i është ndaluar hyrja në Mal të Zi.

Kjo ndodhi sepse autoritetet malazeze dyshojnë se ai ishte njëri nga përgjegjësit që ua ndaloi lojtarëve të përfaqësues të Malit të Zi, të luajnë kundër Kosovës, raportoin mediat serbe.

Futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, refuzuan të luanin në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë, këtë veprime e kanë bërë për shkak të presioneve nga Serbia.

Drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas dha një deklaratë për mediat ku tha se një gjë të tillë e ka pritur nga shqiptarët, por jo edhe nga Mali i zi.

“Sot në aeroportin në Tivatit, zyrtarët e policisë kufitare më njoftuan me dashamirësi se nuk mund të hyjë në Malin e Zi. I falënderova ata dhe u ktheva në Beograd. Nuk e prisja nga Mali i Zi. Mali i Zi me të cilin jemi rritur, Mali i Zi për të cilin kemi qenë krenarë. Dje pritej nga skeptikët, por jo malazezët”, tha ai./21Media