Autostrada Tiranë-Durrës kërkon miliona euro

Afro 50 % e autostradës Tiranë –Durrës konsiderohet të jetë jashtë standardit

Ky segment rrugor që mban fluksin më të madh të trafikut në ditë në Shqipëri, ka nevojë emergjente për ndërhyrje.

Aktualisht kompania e mirëmbajtjes ka nisur nga puna për mbushjen e gropave, por kjo nuk mjafton.

Drejtuesit të Autoritet Rrugor thonë se rehabilitimi i saj do të nisë në pranverën e këtij viti nëpërmjet një projekti të Bankës Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Ne jemi shpresëplotë se nëse negociatat me BB do të avancojë mendojmë që në pranverë të nisim punën për rehabilitim e këtij segmenti. Kemi bërë gati –projektin dhe jemi duke e negociuar me bankën lidhur me formën e investimit”, theksuan nga Autoritetet rrugore.

Por ekspertë rrugor i thanë Vizion Plus se kjo rrugë s’ka nevojë për rehabilitim. Ajo duhet bërë nga e para pasi shtresat e saj nëntokësore janë tejet të amortizuara. Sipas një vlerësimi paraprak të ekspertëve mendohet se për ta sjellë këtë rrugë në standard nevojiten mbi 10 milion euro. Analiza bazohet në fluksin e trafikut gjatë një dite, si dhe kohën që do të garantojë investimin.

“Kjo rrugë është projektuara për të kaluara afro 20 mijë mjete në ditë. Nga matjet që kemi bërë fluksi i makinave arrin në 47 mijë të tilla në ditë. Pra kemi një dyfishim, çka për rrjedhojë edhe datimet janë të mëdha. Prej vitesh në këtë segment nuk është investuar ndaj dhe po analizojmë me kujdes kostot për të parë sa thellë do të ndërhyjmë në këtë rrugë.”

Autoriteti Rrugor është në negociata me BB për të kryer këtë investim, nëpërmjet fondeve që do të japë ky institucion për mirëmbajtjen e rrugës në tërësi. Diskutimet janë fokusuar në shifrën që do të japë banka, si dhe nevojën që mund të ketë rruga për të marrë para shtesë nga buxheti i shtetit.

Back to top button