Drenasi përfitues i tre granteve të performancës komunale

Qindra mijëra euro për Drenasin

Komuna e Drenasit, ka pranuar grantin e performancës nga Qeveria Zvicerane në vlerën prej 149,846.00 euro, dhe grantin e performancës komunale nga Qeveria Suedeze në vlerën prej 33,593.00 euro, kurse nga Qeveria Japoneze ka përfituar grantin në vlerën prej 64,000.00 euro. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga komuna e Drenasit.

“Të gjitha këto mjete janë orientuar në projekte kapitale. Dy të parat, për ndërtimin e kolektorëve për ndërtimin e ujërave të zeza, ndërsa mjetet ne Qeveria Japoneze janë ndarë për blerjen e mamografit për QKMF-në.”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur të gjitha mjetet janë derdhur në llogari të Komunës dhe janë alokuar për projektet e përcaktuara sipas prioriteteve./21Media

Back to top button