Feronikeli i kthehet fitores

Feronikeli i kthehet fitores

Sot, janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Vushtrria dhe Drenica barazuan me rezultat 2:2 dhe do të ndajnë nga një pikë. Golat për Vushtrrinë i shënuan Qemjal Elshani dhe Nertil Hoxhaj, ndërsa për Drenicën, De Pauls dhe De Gawe.

Pas barazimit të sotëm të dyja skuadrat kanë nga pesë pikë secila.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër Ferizaji arriti fitore të vlefshme kundër Dukagjinit, me rezultat minimal 1:0. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Edon Sadriu në minutën e 84-ët.

Kurse,  ndeshja e fundit u zhvillua ndërmjet Feronkelit dhe Flamurtarit. Kampioni në fuqi, Feronikeli e mundi Flamurtarin me rezultat 2:1. Golat u shënuan nga Hoti (39, 50) për Feronikelin, ndërkaq për mysafirët nga Kelmendi në minutën e 72-të.

Xhiron e ardhshme ,Feronikeli luan kundër Klinës, kurse Flamurtari ndaj Llapit./21Media