Vllaznia arrin fitoren e parë në këtë sezon

Vllaznia arrin fitoren e parë në këtë sezon

Drenica dhe Prishtina kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 1-1, në derbin e javës së katërt të elitës së futbollit tonë.

Prishtinasit përmes malazezit Bozhoviq (83’) gjetën golin e epërsisë, kurse, Hamiti (90’) ia siguroi një pikë kuqezinjve te Skenderajt.

Ndërkohë, Liria e mposhtur Dritën, me rezultat 2-0 në ‘Përparim Thaçi’. Qëndrim Gashi (12’) dhe Artur Magani (35’) shënuan për fitoren e Lirisë. Fitore në këtë mesjave, ka shënuar edhe Besa e Pejës, duke mundur Flamurtarin minimalisht prej 2-0. Fetim Kasapi (47’, 86’) me dygolësh ia siguroi fitoren e pejanëve . E befasia e ditës së sotëm vjen nga Pozhorani, ku Vllaznia arrin fitoren e parë në këtë sezon, madje, kundër kampiones në fuqi, Trepçës ’89, me rezultat 2-1. Almedin Murati (25’), Festim Alidema (48’) shënuan për nikoqirët, kurse, golin e vetëm për ‘minatorët’ e shënoi rron Broja (44’).

Superliga / Java e Katërt

Vllaznia (P)-Trepça ’89 2-1

Drenica-Prishtina 1-1

Liria-Drita 2-0

Besa-Flamurtari 2-0

Dje

Feronikeli-Llapi (0-0)

Të enjten takohen:Gjilani-Flamurtari

Tabela

1.Feronikeli 8

2.Llapi 8

3.Prishtina 7

4.Vëllaznimi 6

5.Trepça ’89 6

6.Besa 6

7.Liria 6

8.Gjilani 5

9.Drita 4

10.Drenica 4

11.Vllaznia 3

12.Flamurtari 1