Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera në Superligën e Kosovës në futboll

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera në Superligën e Kosovës në futboll

Në Gjilan, Gjilani dhe Trepça 89 janë ndarë baraz me rezultat 1 me 1, ku nga një gol u shënu në çdo pjesë.

Në fillim të ndeshjes ishin vendasit ata që realizuan për epërsinë e parë me anë të Wilber Perez, ndërsa për mysafirët shënoi Hasan Hyseni në fillim të pjesës së dytë për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Ndërkaq në Kastriot, Drenica ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme ndaj KEK-ut, duke e mundur me rezultat të thellë 5 me 1. Gola për skuadrën mysafire i shënuan Qemail Elshani, Kreshnik Uka, Mziu, Grajqevci e Nicholas Andres, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Isa Emin Haziri.