Prishtina 0:0 Drenica

Prishtina 0:0 Drenica

Skuadra e Drenicës siguroi një pikë mjaftë të rëndësishme si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mbyllur ndeshjen kundër Prishtinës, me rezultat 0:0, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kuqezinjtë e Skenderajt ishin plotësisht të përqendruar në mbrojtje, duke mos rrezikuar po thuajse asnjëherë portën rivale.

Ndërsa, për Prishtinën mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Gauthier Mankenda, në minutën e 68-të, por gjuajtja e tij me kokë e qëlloi shtyllën.

Kësisoj, Prishtina mbetet në pozitën e 6-të me 14 pikë, katër më pak se Ballkani që e kryeson renditjen pas nëntë javëve të zhvilluara. Kurse, Drenica e ngriti kuotën e pikëve në 10-të./21Media