Drita merr kreun e Superligës

Drita merr kreun e Superligës

Drita dhe Gjilani fituan me rezultat bindës, në ndeshjet që u zhvillua sot në kuadër të javës së 8-të, në Superligën e Kosovës.

Drita shënoi fitore të thellë, me rezultat 5:1 kundër Vushtrrinë, duke u ngjitur në pozitën e parë në renditje, me pikë të njëjta me Llapin dhe Ballkanin.

Golat për Dritën i shënuan Cardoso (21’), Bujar Shabani (39’), Betim Haxhimusa (50’, 84’) dhe Xhevdet Shabani (62’). Ndërsa golin e nderit për Vushtrrinë e shënoi Matheus de Paula nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani mposhti Flamurtarin në kryeqytet, me rezultat 4:1.

Gjilani e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi, të cilat i realizoi Gerhard Progni, në minutat e 20-të dhe të 30-të. Bedri Greca e thelloi epërsinë e gjilanasve pas nëntë minutave lojë në pjesën e dytë, ndërsa 14 minuta para fundit të ndeshjes golin e vetëm të Flamurtarit e shënoi Festim Krasniqi. Në minutat e fundit të ndeshjes, Gjilani shënoi edhe golin e katërt, kësaj radhe ishte Fiton Hajdari që shënoi për rezultatin përfundimtar 4:1./21Media