Drita 1:0 Gjilani

Drita 1:0 Gjilani

Drita fitoi derbin e madh të Ipko Superligës kundër rivalit lokal, Gjilanit, me rezultat 1:0. Si zakonisht kjo ndeshje solli spektakël në tribuna nga tifozeritë e të dyja skuadrave.

Golin e fitores e shënoi Ardian Cuculi, në minutën e 29-të, pas një harkimi nga Xhevdet Shabanit.

E fitore si mysafir ka realizuar edhe Ballkani. Një golë e shënuar në minutën e 6’ ishte e mjaftueshme që skuadra e Ismet Munishit të siguroj pikët e plota.

Ballkani mposhti Drenicën, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e ka shënuar Jetmir Topalli.

Kjo është fitorja e katërt në këtë sezon për Ballkanin, pas shtatë gjirove ata kanë grumbulluar 14 pikë, ndërsa Drenica ka vetëm 8 pikë./21Media