Drita 3:2 Skënderaj

Drita 3:2 Skënderaj

Ekipi i Dritës në konkurencën e femrave në volejboll fitoi trofeun e Superkupës për vitin 2019, duke e mposhtur ekipin e Skenderajt 3:2 në sete, në një lojë mjaft interesante.

Drita e filloi mirë lojën, duke e fituar setin e parë me rezultat 25:15. Në dy setet në vazhdim loja ishte e dominuar nga ekipi i Skënderajt, i cili i fitoi të dy setet në vazhdim, 21:25 dhe 19:25.

Dhe kur pritej që Skënderaj ta fitonte lojën me rezultat 1:3, Drita arriti të rikthehej rezultatin dhe të barazojë lojën në 2:2. Ekipi nga Gjilani fitoi edhe setin e fundit me rezultat 15:9 dhe ndeshja përfundoi, 3:2 për Dritën./21Media