Drita 1:1 Trepça ‘89

Drita 1:1 Trepça ‘89

Drita i ka shpëtuar humbjes së dytë sezonale, kjo vetëm falë Gilberto Fortunato, i cili ka shënuar në minuat shtesë për të mos i dhënë pikët e plota Trepçës. Skuadra nga Mitrovica doli e para në epërsi me golin e Manaj-së, në minutën e 27’.

Me këtë barazim Drita gjendet në vendin e tretë në tabelën e Superligës, ndërsa Trepca ’89 në vendin e shtatë me gjashtë pikë.

Feronikeli mposhti Dukagjinin me rezultat 2-0.

Pjesa e parë kaloi pa gola. Golin e epërsisë e shënoi Kastriotë Rexha në minutën e 54’-të, ndërsa golin e sigurisë për Feronikelin e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 90’-të.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për kampionët në fuqi, pas kësaj fitore Feronikeli ngjitet në vendin e dytë./21Media