Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës

Takime tejet interesante u zhvilluan në Skenderaj, Mitrovicë dhe Podujevë, ndërsa në Gjilan, Drita nuk kishte probleme ta mposhtë skuadrën e fundit në tabelë KEK-un.

Llapi vazhdoi serinë e fitoreve me trajnerin Tahir Batatina, ku kësaj radhe mposhti Ferizajin me rezultat 2 me 0.

Golat për skuadrën vendase i shënuan Ahmet Januzi dhe Festim Alidema, të cilët ia siguruan tri pikë mjaftë të rëndësishme llapjanëve.

Drita ka deklasuar KEK-un duke arritur kështu fitoren e gjashtë radhazi, ndeshja në Gjilan përfundoi me rezultat 4 me 0 në të mirë të vendasëve.

Ndërkohë në Mitrovicë, Trepça 89 ka arritur të marr 3 pikë tejet të rëndësishme në luftën për ti ikur barazhit. Këtë herë mitrovicasit kanë mundur skuadrën e Flamurtari me rezultat minimal 1 me 0.

E vetmja ndeshje e cila ka përfunduar pa gola është ndeshja e zhvilluar në Skenderaj, ku Drenica dhe Gjilani kanë ndarë pikët.