Drita rrëmben kreun e tabelës

Drita rrëmben kreun e tabelës

Drita arriti të mposhtë Ballkanin në kuadër së javës së 10-të, në Superligën e Kosovës.

Golin e parë e shënoi Emini, në minutën e 5-të, ndërsa në minutën e 24-të, Furtunato dyfishoi rezultatin. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2:0.

Nga ana tjetër Prishtina iu kthye fitoreve duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2:0.

Golin e parë e shënoi Korenica në minutën e 23-të, gol me të cilin përfundoi pjesa e parë, ndërsa në minutën e 86-të Januzi, dyfishojë rezultatin.

Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara, Drita rrëmben kreun e tabelës me 21 pikë, ndërsa, Ballkani renditët në vendin e katër me 20 pikë, tri më shumë se Prishtina që është në vendin e pestë dhe Ferizaj është në zonën e barazhit në vendin e nëntë me 9 pikë.